MENU
klinika

Vendimi

Xhiro mbi 2 mln lekë?/ Bizneset detyrim ligjor të…

09.02.2019 - 16:29

Bizneset me xhiro mbi 2 mln lekë preken nga projektligji i fundit hartuar nga Ministria e Financave.

Sipas këtij projektligji, rreth 36 mijë biznese, kompani apo persona fizikë do kenë detyrim ligjor që të hapin llogari bankare dhe të kryejnë çdo transaksion përmes tyre.

Qëllimi i këtij projektligji:

-Kontrolli mbi transaksionet dhe reduktimin e mundësisë për qarkullimin e parave të pista.

-Uljen e parave cash që qarkullojnë në ekonominë e vendit tonë.

Si do të njoftohen tatimpagusit:

-Menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit, tatimpaguesit do të njoftohen përmes llogarisë personale të secilit.

-Në rastet kur nuk zbatojnë legjislacionin, do merren masa administrative dhe parashikohen ndëshkime me gjoba për ata që nuk e respektojnë.

“Bizneset që konstatohen se nuk hapin llogari në bankë do të gjobiten me 50 mijë lekë, kur janë persona fizikë me xhiro deri në 8 milionë lekë. Ndërsa në rastin e personave juridikë, gjoba është 100 mijë lekë”, thuhet në nenin 2 të projektligjit.

Kush përfiton nga ky projektligj?

-Një përfitim kanë bankat, pasi tek to paguhen komisione bankare për mirëmbajtjen e llogarive bankare.

-Kjo krijon kosto ekstra te bizneset e vogla më shumë se te bizneset e vogla.

Kush e kërkoi këtë projektligj?

-Sipas MF, kjo kërkesë ishte nga Këshilli i Evropës, konkretisht nga Agjencia evropiane kundër Pastrimit të Parave “Moneyval”, për të mbyllur shtigjet për pastrim parash.

“Moneyval” në vlerësimin e saj për Shqipërinë, kishte doza të forta kritike.

Këshilli i Europës e vendosi Shqipërinë në mbikëqyrje të thelluar, pasi sipas ekspertëve të “Moneyval”, në vend janë rritur rreziqet për pastrimin e parave./ E.S