MENU
klinika

Detajet

Kavajë/ Aksident i rëndë, makina përplas këmbësorin për vdekje

12.02.2019 - 20:16

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Kavajës.

Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit pranë Prokurorisë, ku një mjet ka përplasur me vdekje një këmbësor.

policia-konica.al

Mësohet se drejtuesi i mjetit nuk ka ndaluar në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Ndërkohë forca të shumta të policisë ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.