MENU
klinika

Deklarata

Kërkuan shkarkimin e Arta Markut, KLP i kthen përgjigje opozitës

25.02.2019 - 10:56

Kreu i KLP Gent Ibrahimi ka kthyer një përgjigje zyrtare ditën e sotme, pas kërkesës së opozitës për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku.

Ai është shprehur se e drejtat për nisjen procedimit disiplinor i takon Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, dhe deri në krijimin e këtij Inspektoriati, procedimi dop të bëhet nga KPA.

Kryetarët e dy grupeve parlamentare, Petrit Vasili nga LSI dhe Edmond Spaho nga PD, rreth një muaj më parë kanë kërkuar që kryeprokurorja Arta Marku të shkarkohet nga posti.

Kryeprokurorja e Perkohshme, Arta Marku, duke folur ne nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Ligjeve, ku paraqiti raportin vjetor te Prokurorise se Pergjithshme per vitin.

Sipas tyre “Arta Marku është e ngarkuar me detyrë nga ligji që të verifikojë integritetin e figurës për të gjithë ata që kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por në rastin e Bujar Sheshit nuk e ka përmbushur këtë detyrim ligjor”.

Ndërkohë në mbledhjen e pak ditëve më parë të KLP, është shqyrtuar kërkesa e opozitës, por është thënë se kjo nuk është në kompetencat e KPL të përgjigjet për shkresën për shkarkim.

“Nuk është në kopentencat tona, argumentimin do ta bëjë me një shkresë që do t’ia drejtoj opozitës”, u shpreh Kreu i KLP, Gent Ibrahimi pak ditë më parë.