Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kocijancic bëri një deklaratë në lidhje me djegien e mandateve të opozitës në Shqipëri.
Këtë vendim ajo e cilësoi si një veprim që dëmton funksionim e demokracisë parlamentare.
I menjhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike. Kreu i grupit parlamentar, Edmond Spaho përmes një postimi në rrjetet sociale i është përgjigjur Kocijancic.
Postimi i plotë i Spahos:
“Hehehehehe…..Maja!!!! Bullgaria nuk eshte Shqiperi! Shqiptaret jane qytetare te klases se dyte, madje per te opozita shqiptare eshte si ISIS pavaresisht se kerkon qe qeveria dhe krimi i organizuar te mos jene grusht bashkuar per te vjedhur zgjedhjet. Bravo Maja!!!”, shkruan Spaho.