MENU
klinika

"Koha e vdekjeve ka kaluar"

Vuçiç flet për marrëveshjen me Kosovën

24.02.2019 - 13:48

“Do ti mbroj interesat kombëtare dhe shtetërore të Serbisë më shumë se ata që më mbajnë ligjëratë për këtë”, kështu është shprehur presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Sipas Vuçiç, është e nevojshme që serbët ta kuptojnë përgjegjësinë e tyre historike.

Kjo nuk do të thotë se ne do t’i japim dikujt diçka nga interesat tona kombëtare. Të gjithë ata që tash rrahin gjoks, ose i kanë dhënë tashmë të gjitha, ose do t’ua jepnin të tjerëve atë që është e jona.

Mos u merakosni, unë do të përkujdesem për popullin tonë në Kosovë, por nuk do të premtoj gjithçka, sepse të tjerët kanë premtuar dhe kaherë i kanë humbur të gjitha. Do t’i mbrojmë njerëzit tanë, por le të mendojmë për jetën”, tha ai.

Gjithashtu Vuçiç përcolli mesazhin që koha e vdekjee ka kaluar dhe ka ardhur koha e jetesës së fëmijëve të tyre.

“Për ne, gjëja më e rëndësishme është t’i përkushtohemi të ardhmes, të mendojmë për punë. Mos u shqetësoni, siç e kam bërë në ballafaqim me Thaçin edhe më fuqishëm do të mbroj interesat e Serbisë, sesa ata që ne të mbajë leksione mua, sepse unë e dua Serbinë dhe popullin tonë”, tha ai.

Ai rikujtoi se, “në vitet ’90 derisa kemi folur luftërat, nga Serbia njerëzit janë shpërngulur dhe Serbia duhet të mbrohet me natalitet më të lartë”.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi