Frutat janë përbërësit kryesorë për një organizëm sa ma të shëndetshëm dhe sa më të fortë të njeriut. Konsumimi I boronicës ka përfitime të mëdha, kryesisht nëse konsumohet në mëngjes. Nëse konsumoni një tas me boronica për mëngjes mund t’ju ndalojë lodhjen deri pasdite. Kërkimet kanë zbuluar përfitimin e madh të këtij fruti pasi nxit kujtesën dhe përqendrimin deri në 5 orë më vonë.
Nga një studim i bërë, personat të cilët kanë konsumuar lëng boronice në mëngjes, kanë patur një inteligjencë më të zhvilluar dhe të freskët se sa ata që kishin konsumuar një pije tjetër, në testet që atyre u janë bërë. Shkencëtarët që kanë bërë zbulimin mendojnë se antioksidantët tek boronicat stimulojnë qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit dhe mbajnë mendjen të freskët.
Sipas zbulimit, njerëzit mund të përdorin boronicat fruta apo antioksidantë të tjerë për të përmirësuar aftësitë e tyre gjatë provimeve apo gjatë ditëve të gjata dhe të vështira në punë. Doktori i cili ka kryer studimin, tha se ata që nuk konsumuan lëngun e boronicës patën një rënie të performacës në testet e inteligjencës pas 5 orëve, nga 14 në 21%.
Rregullojnë sheqerin në gjak: Ato janë të pasura me vitaminë C dhe janë një burim i shkëlqyer i fibrave, si dhe ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak. Boronicat kanë një indeks të ulët glikemik, e cila është arsyeja pse rekomandohen për diabetikët.
Boronicat kundër rrudhave: Boronicat janë të pasura me polifenole dhe antioksidantë që ruajnë elasticitetin e lëkurës, nxisin prodhimin e kolagjenit dhe reduktojnë rrudhat.
Forcojnë kockat: Këto fruta janë të pasura me polifenole që nxisin forcimin e kockave dhe rekomandohen për njerëzit që vuajnë nga artriti. Studimet kanë konfirmuar se boronica parandalon humbjen e masës së eshtrave pas menopauzës.
Përmirësojnë shikimit: Boronicat përmbajnë antocianinë, e cila përmirëson shikimi natën dhe rrit rrjedhjen e gjakut në sy.
Boronica kundër kapsllëkut: Ato përmbajnë fibra që stimulojnë tretjen, ndryshojnë florën e zorrëve dhe parandalojnë zhvillimin e patogjeneve të rrezikshme.
Mbrojnë kundër infeksioneve të traktit urinar: Boronicat blu si ato të kuqe në mënyrë të ngjashme kanë efekt të dobishëm në fshikëz. Ato përsosin traktit urinar dhe parandalojnë hyrjen e baktereve.