MENU
klinika

Detajet

Kontrolle blic/ Çfarë u gjet në shtëpinë e gjyqtarit që shpëtoi Dajtin nga burgu i përjetshëm

15.02.2019 - 08:50

Pas vendimit për shpëtimin e Dritan Dajtit nga burgu përjetë dhe dënimin e tij me 25 vite, kontrolle blic janë ushtruar në banesat e gjyqtarëve.

Mësohet se kontrollet janë ushtruar nga forcat policore në banesat e tre gjyqtarëve që pranuan gjykimin e shkurtuar për Dajtin.

Njërit prej gjyqtarëve që shpëtoi Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm i janë gjetur në shtëpinë që ka në Vlorë një shumë prej 20 000 eurosh.

Shuma e parave u gjet pas kontrolleve që janë kryer mëngjesin e sotëm nga forcat e policisë në banesat e tre gjyqtarëve që zbutën dënimin për Dritan Dajtin në Apelin e Krimeve të Rënda.

Gjyqtari Skënder Damini ka edhe një banesë tjetër në Tiranë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN