MENU
klinika

U kapën me 1 ton drogë

Korçë/ Policia në pranga 4 trafikantë

15.02.2019 - 16:17

Policia e Korçës ka arrestuar katër persona, të dyshohuar si të përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të shitjes dhe transportit të lëndëve narkotike.

“Në vijim të informacionit, për goditjen e një tentative ndërkombëtare të trafikut të lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë 4 shtetas: A.S, 47 vjeç; Z.H, 56 vjeç; A.M, 50 vjeç; M.S, 30 vjeç.

Në dalje të Republikës së Shqipërisë u paraqitën 2 mjete, tip kamion. Gjatë kontrollit të imtësishëm si edhe skanimit të mjeteve, u gjet dhe sekuestrua një sasi 1074,2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Nga kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore, u arrestuan drejtuesit e mjeteve dhe dy bashkëpunëtorë të dyshuar të tyre, si të implikuar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa mjete, sasi monetare dhe telefona.

Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë”, thuhet në njoftim.