MENU
klinika

Korrigjimi i kufijve

Ambasadori i SHBA në Serbi: Me rëndësi të dihet…

01.02.2019 - 12:17

“Është e rëndësishme të dihet ku është kufiri, ku është Serbia e ku është Kosova”, kështu ka bërë me dije përmes një deklarate, ambasadori i SHBA në Beograd Kyle Scott.

Në një intervistë për televizionin serb, Scott tha se vija e kufirit mes dy shteteve duhet të jetë e qartë.

Gjithashtu Scott komentoi edhe shkëmbimin e letrave mes presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe atij të SHBA-së Donald Trump.

“Është e qartë që kufijtë duhet të jenë të qartë, ky është një element i marrëveshjes gjithëpërfshirëse, përveç çështjes së menaxhimit të burimeve, të drejtave të komunitetit serb, çështjes së pagesave, personave të humbur dhe krimeve të luftës.

Harta e Serbisë në SHBA dhe harta e Serbisë në Serbi janë të ndryshme.

Pajtohem plotësisht me Vuçiçin, është e rëndësishme që të dy palët t’i kthehen dialogut prej të cilit do të vijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, është shprehur diplomati.

Gjithashtu Scott foli edhe për taksën e Kosovës vendosur mallrave serbe.

Ai tha se kjo taksë është pengesë për vazhdimin e dialogut.

“Kjo marrëveshje nuk mund të imponohet nga jashtë, duhet të jetë një marrëveshje që është e qëndrueshme dhe e realizueshme, jo vetëm në letër, por që duhet realizuar.

Ne nuk mund të bëjmë një marrëveshje që në interesit ë Serbisë dhe të Kosovës të arrijë një marrëveshje. Ata duhet të kthehen në dialog, dhe mendoj se vërtetë duan të vazhdojnë dialogun”, ka thënë ndër të tjera ambasadori amerikan në Beograd.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi