MENU
klinika

Deklarata

Kosova do hyjë në dialog me Serbinë?/ Limaj: Vetëm për…

09.02.2019 - 22:11

“Kjo marrëveshje nuk shkon 10 vjet”, kështu është shprehur zv.kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj.

Limaj ka deklaruar se Kosova do të zhvillohë procesin e dialogut me Serbinë kur të ketë njohje reciproke.

Ai e ka bërë deklaratën gjatë një takimi me simpatizantët e partisë NISMA, ku tha se nga viti 2011 deri në vitin 2018 vendi ka humbur nga procesi i dialogut, sepse është negociuar vetëm për çështje të brendshme.

Kryetari i Nismës ka thënë se problemi i Kosovës është Serbia dhe ky problem zgjidhet vetëm me njohje.

‘Kjo marrëveshje nuk shkon 10 vite, por kërkojmë të afatizohet në disa muaj. Jemi duke e ndërtuar kornizën e dialogimit. Kemi probleme për vite të tëra ku janë shkaktuar dëme që nuk është lehtë me u riparuar. Ne po përpiqemi të kemi një qëndrim unik.

Kosova është shumë me rëndësi që të jetë pjesë e tavolinës. Ju siguroj që marrëveshje të keqe vendit nuk i sjellim. Nënshkrim mbi marrëveshje të keqe nuk do të nxjerrim. Këtë e kanë të gjithë të qartë’, ka thënë Limaj.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi