MENU
klinika

Deklarata

“Kosova është Shqipëri”/ Moska i përgjigjet deklaratave të Ramës

26.02.2019 - 13:29

“Kosova është pjesë e Shqipërisë”, ka qenë kjo deklaratë e Ramës ndaj të cilës ka reaguar Moska zyrtare.

Rusia e konsideron të papranueshme këtë deklaratë të kryeministrit.

Zëdhënësja e ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zakharova, në një konferencë me gazetarë deklaroi se Rusia nuk mund të injorojë deklaratat e bëra nga kryeministri Rama në lidhje me Kosovën.

Sipas saj deklarata të këtij lloji rrezikojnë stabilitetin dhe përkeqësojnë atmosferën e mirëbesimit në rajonin e Ballkanit.

“Në një intervistë për një televizion shqiptar, Edi Rama haptazi tha se për të ‘Kosova është pjesë e Shqipërisë’ dhe se ‘bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk është Plan B por Plan A’. Ndoshta e kemi pasur përkthimin e gabuar?

E kemi kontrolluar disa herë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e lidhi zbatimin e këtij të ashtuquajturi Plan A me diskutimet aktuale për korrigjim të kufijve në rajon në kuadër të procesit negociues për një marrëveshje të përshtatshme mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ne konsiderojmë se retorika të këtillë janë krejtësisht të papranueshme. Në të vërtetë, ka të bëjë me shkeljen e integritetit territorial të Serbisë dhe statusin e Rajonit Autonom të Kosovës në kundërshtim me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së”, ka thënë Zakharova