MENU
klinika

Seanca maratonë

Kosova ‘zhbllokon’ situatën, voton buxhetin

03.02.2019 - 14:21

Kuvendi i Kosovës votoi me 65 vota pro projektligjin për buxhetin e vitit 2019, që do të jetë mbi 2,3 miliardë euro.
Për votimin e buxhetit, PSD-ja kishte vënë disa kushte, mes të cilave shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, që u bë ditën e shtunë.

Buxheti i vitit 2019 këtë vit është votuar shumë vonë dhe kjo ka bërë që të ketë edhe një projekt-vendim të qeverisë për zgjatjen e ndarjeve buxhetore për muajin shkurt.

“Punonjësit publikë në Republikën e Kosovës tani mund të themi se krahasohen edhe me vendet e Bashkimit Evropian për pagesat qe do t’i kenë që sot”, tha kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Kryeministri Ramush Haradinaj  përshëndeti miratimin e buxhetit duke theksuar se ky është buxheti më i madh dhe më zhvillimor që do t’i paraprijë rritjes ekonomike prej 4,7% . Sipas Hardinajt, me aprovimin e buxhetit, Kosova hyn në një etapë të re zhvillimore.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi