MENU
klinika

Dueli i gjigantëve

Kosovari pranon sfidën me “Hulkun” e Iranit

22.02.2019 - 16:52

Sajad Gharibi, i njohur ndryshe si Hulku i Iranit, ditën e djeshme bëri një ftesë publike përmes rrjeteve sociale, që dikush në botë t’i përgjigjej sfidës për t’u ndeshur me të.

Përgjigjia e parë ka ardhur nga Kosova. Ai është Bujar Muli nga Vushtrria, i cili njihet si Hulk-u kosovar, njeriu më i fortë në shtetin më të ri të Ballkanit.

Gjiganti nga Kosova ia ka shkruar me koment në statusin e djeshëm Hulk-ut iranian se është gati ta sfidojë kurdo dhe kudo.

“Jini të guximshëm dhe dyluftoni për të fituar ndaj meje, në vend që të fshiheni pas sponsorëve. Jam gati të luftoj me ju, më tregoni se çfarë keni për të thënë në ring” – shkruante dje Gharibi.

Në mesin e kandidatëve për një duel me të janë konsideruar emra si Brock Lesnar në WWW, apo Khabib Nurmagomedov në formatin UFC, por sfiduesi ka dale nga Kosova.

Si duket, fakti se ka 418.000 ndjekës në Instagram, e ka ndihmuar Hulk-un iranian për të gjetur kundërshtar. Ai është 1.88 metra i gjatë dhe peshon 180 kg.

A do ta pranojë duelin me Hulk-un kosovar? Mbetet të shihet. Bujar Muli e ka sfiduar publikisht, tani është radha e iranianit të përgjigjet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN