MENU
klinika

Hetimi

KPK merr vendimin për kreun e Apelit të Tiranës

15.02.2019 - 12:54

Një tjetër gjyqtar ngec në rrjeten e Vetting-ut. KPK ka njoftuar sot shkarkimin nga detyra të kreut të Apelit të Tiranës, Hysni Demiraj.

Hetimi për subjektin është kryer në të tre kriteret rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Për pasurinë, ILDKPKI ka dorëzuar një raport me konstatimin se, deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin.

Nje tjeter gjyqtar ngec ne rrjeten e Vettingut. KPK ka njoftuar sot shkarkimin nga detyra te kreut te Apelit të Tiranës, Hysni Demiraj.

PASURIA DHE PROBLEMET

Relatorja e çështjes tha se hetimi për kriterin e pasurisë ishte përqendruar në aparta mentin 141 metra katrorë në Tiranë, blerë për 65 mijë euro në bashkëpronësi me bashkëshorten dhe garazh në pallatin ku ndodhet apartamenti, me vlerë 8 mijë euro.

Për këtë pasuri, KPK tha se ka konstatuar që shuma e paguar për apartamentin në raport me sipërfaqen e tij është e ndryshme nga ajo që deklarohet. “Duket se deklarimi i subjektit për pagesën për metër katror është i pasaktë”, tha relatorja.

Ndërkohë, për garazhin, ka rezultuar se ka mospërputhje mes deklarimit në deklaratën veting dhe asaj vjetore për sipërfaqen dhe shumën për blerjen. Komisioni hetoi në lidhje me mundësinë e përfitimit me çmim preferencial të pa- surive, për shkak të profesionit të tij.

Nga ky hetim ngrihen dyshime se Demiraj ka përfituar pasuri me çmim më të ulët, duke krahasuar me persona të tjerë që kanë blerë në atë kohë. KPK tha se ka hetuar edhe në lidhje me një hua prej 5 milionë lekësh, marrë në vitin 2006 nga një person.

Për këtë hua, rezulton se huadhënësi nuk ka pasur likuiditete për dhurimin e shumës. Është kryer edhe një analizë financiare në lidhje me aftësinë paguese për shumën prej 2 mijë eurosh, ku ka rezultuar se nuk ka pasur mundësi për të paguar këtë shumë. Në lidhje me kontrollin e figurës, DSIK ka dorëzuar një raport me konstatimin se Demiraj është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

Ndërsa për vlerësimin e aftësive profesionale, nga hetimi rezulton se subjekti ka treguar aftësi profesionale dhe etike në punë. Ndërkohë, nga denoncimet është konstatuar një rast i konfliktit të interesit, ku subjekti ka qenë gjyqtar në një çështje ku palë ka qenë përfaqësues i kompanisë që gjyqtari ka blerë apartamentin.