MENU
klinika

Thirrja

KQZ: Kandidatët të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit

26.02.2019 - 10:52

Pas djegies së mandateve të deputetëve të opozitës, Komisioni Qëndror Zgjedhor në një deklaratë për media kërkon nga Kuvendi që të plotësojë vakancën me kandidatët e listës.

Në deklaratë, KQZ shprehet se ligji i kërkon të kontaktojë kandidatët sipas rradhës në listë për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit.

Sipas KQZ kandidatët kanë afat 10 ditë për të dorëzuar këtë formular. “Ligji i kërkon KQZ që të kontaktojë kandidatët sipas rradhës dhe të plotësojnë formularin e vëtdeklarimit.

Kandidatët kanë afat 10 ditë të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit”, u shpreh përfaqësuesja e KQZ.