MENU
klinika

Konferenca për mediat

Kreu i delegacionit të PE me tone të forta: Dënojmë ashpër…

28.02.2019 - 10:47

Pas përfundimit të takimeve me mazhorancën dhe opozitën, delegacioni i Parlamentit Europian ka dalë në një deklaratë për mediat.

Shefi i delegacionit të PE-së, Tunne Kelam u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa pozitivë drejt rrugës së BE-së.

Gjithashtu, Kelam tha se denojnë ashpër dhunën në protestat e zhvilluara si edhe nxitjen e dhunës nga partitë politike.

Pjesë nga fjala e Kelam:

Të gjitha problemet mund të zgjidhen brenda BE, mund të stabilizohen në kuadrin e BE, dhe me lejoni që të them se është e rëndësishme që të mos ketë asnjë lloj vonese. Ne jemi po aq të interesuar që të mirëpresim Shqipërinë ne BE, aq sa dhe ju e doni.

Ju keni bërë progres domethënës, patjetër që ka ende. Vëmendja jonë kryesore shkon në reformën në drejtësi, edhe pse po shkon mirë, por është e rëndësishme edhe zbatimi i ligjeve.

Sinjali më i keq që mund të japë Shqipëria, është që ka ndasi dramatike dhe mungesë starategji politike, për këtë objektiv.

Kërkohet unitet politik, duhej tejkaluar ndasitë partiake.

Edhe pse jemi përfaqësues të partive të ndryshme politike, ne jemi të bashkuar në mendimin tonë.

Protestat para parlamentit dhe qeverisë, ne jemi absolutisht kundër që këto të kthehen nëtë dhunshme dhe jemi shumë kundër nxitjes së dhunës nga partitë politike.

Pasi jemi takuar me shumë përfaqësues të shoqërisë civile, përfundimi ynë është që Shqipëria ka shumë nevojë për hapësirë për shoqëri civile dhe se këto organizata kanë nevojë të kenë akses në aksione qeveritare, dhe të marrin pjesë në ligjvënie.

Një tjetër gjë është se e ardhmja e vendit është rinia, dhe për këtë duhet të shmangen idetë për tu larguar nga vendi. Zëri i tyre duhet të dëgjohet nga qeveria. Të merret parasysh pozicioni i studentëve dhe tu ofertohet një perspektivë.