MENU
klinika

Djegia e mandateve

Kritikat e SHBA-së/ Basha përgjigjet duke cituar ish-presidentin amerikan

19.02.2019 - 20:09

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së  PD e cila vendosi unanimisht për djegien e mandateve të deputetëve, kryedemokrati Basha ka komentuar deklaratën e bërë pak minuta më parë nga ambasada e SHBA-së, që i bënte thirrje deputetëve të mos i digjnin mandatet pasi minohej demokracia.

Ai u përgjigj, duke cituar një shprehje të ish-Presidentit të SHBA-ve, Abraham Lincoln.

“Nuk komentoj kurrë asnjë deklaratë të përfaqësive të huaja në Tiranë por dua tua them qartë dhe shkoqur se për mua dhe PD nuk ka frymëzim më të madh se SHBA dhe demokracia amerikane. Në veçanti veçoj Presidentin Lincoln dhe dua ta citoj: Shpresoj që kjo sakrificë nuk do shkojë kot, se ky komb nën zot do ketë lindje të re të lirisë dhe demokracisë. qeverisja e njerëzve nga njerëzit për njerëzit nuk do të zhduket nga faqja e dheut. Nuk do të zhduket as nga faqja e Shqipërisë, Zoti e bekoftë Shqipërinë: Zoti e bekoftë Amerikën”,- tha Basha