MENU
klinika

Protesta e 16 shkurtit

Kryemadhi: Bllokimi i autostradës nuk i ndal qytetarët

15.02.2019 - 19:11

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, zhvilloi sot një takim me strukturat e LSI në Laprakë.

Kryemadhi në fjalën e saj u shpreh se nesër në shesh do të jenë ne dhe shumë socialistë, pasi janë të pa punë dhe të zhgënjyer me këtë qeveri.

Ndër të tjera, Kryemadhi komentoi dhe bllokimin e autostradës, në të cilën do të ketë punime gjatë ditës së nesërme, duke thënë se qytetarët nuk i ndal askush.

“Frika për protestën e nesërme i ka bërë që të bllokojnë rrugën, që të kërcënojnë shoferët e autobusëve, por nuk kanë bërë një llogari të vogël se e gjithë Tirana do të vërshojnë në shesh. E gjithë Tiranë do të protestojë, pasi do ti tregojë Ramës që është i vetëm. Nesër në shesh janë të gjithë qytetarët dhe jo politika”, u shpreh kryetarja e LSI.