MENU
klinika

Detajet

Kryemadhi i shkon Bashës në zyrë, çfarë po ndodh?

15.02.2019 - 14:17

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shkuar me shpejtësi në selinë e Partisë Demokratike për të takuar drejtuesin e saj, Lulzim Bashën, një ditë para protestës së opozitës së bashkuar,

Drejtuesja e LSI-së është e shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Petrit Vasili.

Nga ky takim pritet një koordinim mes dy partive kryesore opozitare në protestën e së shtunës, por ende nuk ka detaje për atë që do të diskutohet.

Basha dhe Kryemadhi në deklaratat e mëparshme kanë theksuar se kjo protestë e thirrur nga opozita e bashkuar ka për qëllim largimin e qeverisë Rama.