MENU
klinika

Takim me strukturat

Kryemadhi në Durrës: Përgatitje për zgjedhje të parakohshme

27.02.2019 - 20:51

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim të zgjeruar me strukturat e saj në qytetin e Durrësit.

Gjatë takimit, Kryemadhi u ka kërkuar kryetarëve të organizatave dhe anëtarëve të LSI-së në Durrës që të jenë masivisht prezentë dhe aktivë ‘derë më derë’ në të gjithë Durrësin.

Ndër të tjera, ajo u shpreh se kryefjala e aksionit të LSI-së është përgatitja për zgjedhje të parakohshme.

“Forca e LSI-së kanë qenë gjithmonë gratë dhe të rinjtë, ndaj dhe fokusi i punës tek ato do të jetë prioritet madhor i LSI në përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme”, deklaroi Kryemadhi.

Ajo kërkoi forcimin e rolit të LSI-së në komunitetet e ndryshme dhe në grupet e interesit dhe sidomos shtresave në nevojë.