MENU
klinika

Deklaratat

Kryemadhi sulmon ndërkombëtarët: Hajdutë, urrejnë Shqipërinë?

19.02.2019 - 17:10

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur së fundmi lidhur me deklaratat e ndërkombëtarëve për protestën e 16 shkurtit.

“Por kur ti je kaq kriminal, je kaq i pafytyrë, kur ti e shikon shqiptarin si një plehra dhe vlerëson më shumë një psikopat si Edi Rama, ti jo vetëm që nuk ej për mu përfaqësues i atij shteti, por ti për mua je kriminal. Ose ke konflikt interesi që vjen për ti vjedhur Shqipërinë apo pasuritë natyrore të Shqipërisë ose je i kapur me paratë e krimit të organizuar, ose je kriminel, i pashpirt që urren shqiptarët.

Kështu që këto deklarata qoftë të këtyre dy personave që përmenda përpara apo të kujto tjetër që thonë se protesta ishte e dhunshme, do kisha shumë dëshirë që t’ja hidhja bombat me gaz lotsjellës dhe të shikoj se çfarë veprimesh apo se si do të sillen ata.

kryemadhi-konica.al

Na mërziten ne ambasadorët për gurët virtual që u goditën policisë, por cilët policë u goditën, më gjeni një polic të dhunuar.”

Në deklaratën e ambasadës nuk ka pasur palë, kanë thënë kundra dhunës në përgjithësi?

“Unë e kam e kam respektuar shumë atë ambasadorin me të thënë të drejtën, dhe e kam vlerësuar për shkak të marrëdhënieve, por është i pabesueshëm tashmë. Mendova kur bëri të deklaratën për drogën në kohën kur ishte Saimir Tahiri Ministër, që kushedi sa miliardë drogë kishte Shqipëria pastaj e ndërroi?

Thash mos është lapsus se sapo ka ardhur. Tani kur bënë disa të tjera, ia kam thënë 100 herë, por prap kjo është zgjedhja e tyre, nuk i ndryshojmë dot ne ata. Nuk mund të vendosin ata për fatin tonë.”