MENU
klinika

Deklarata

Kryemadhi zbulon: 16 shkurti protestë pa fjalime, duhet reagim!

04.02.2019 - 19:05

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, zhvilloi sot një takim me mbështetës së forcës politike që ajo drejton në njësinë administrative numër 8 në Tiranë.
Kryemadhi tha protesta e 16 shkurtit duhet të ketë pjesmarrje masive sepse nuk është një protestë e partive, por e gjithë shqiptarëve.

“Ne sot mbajmë vendin e parë në Evropë për azilkërkues, u premtuan 300 mijë vende punë dhe janë 400 mijë që kanë iku. U premtua ulje çmimi energjie dhe u rritë çmimi i energjisë. U premtua shqiptarëve që ulen taksat, u rritën taksat.U premtuan që do të ulën çmimet e shportës, por u rritën çmimet të për të gjitha produktet. Data 16 shkurt është një datë që opozita e ka lënë për një protestë për të gjithë Shqipërinë”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI, shtoi se qytetarët nuk duhet të dalin në protestë për partitë, por për hallet e tyre dhe zbuloi se nuk do të ketë fjalime pasi sipas saj, njerëzit janë lodhur nga fjalët.

Nuk duhet të dalin për opozitën, por të dalin për hallin e tyre. Unë shqiptarët i shikojë më të lodhur seç kanë qenë 5 vjet më parë, më të rraskapitur se 5 vjet më parë. Sot të gjithë shikojnë mundësi të vetme largimin nga Shqipëria. Prandaj 16 shkurti do të jetë një datë ku të gjithë do të mblidhen për të protestuar për hallin e tij. Prandaj në 16 shkurt ju do të jeni me gjithë familjet.

Fjalime nuk do të ketë sepse njerëzit nuk kanë nevojë për fjalë , por kanë nevojë për reagim. Ndryshimi nuk është për të hequr një kryeministër dhe për të vënë një tjetër. Protesta e 16 shkurti nuk është një protestë politike dhe nuk do ketë flamuj të partive, se nuk është e partive është një protestë e të gjithëve”, nënvizoi ajo.

“Të thuash sot jam nga Shqipëria, je ‘sexy’, deri dje….”

Rama batuta me të rinjtë: Për të hyrë në administratë nuk duhet të kesh kushëri Ulsiun

Komuniteti mysliman: U bë realitet falë insistimit të Erdogan dhe vullnetit të Ramës

Hapet të enjten xhamia e Namazgjasë