MENU
klinika

Reagimi

Kryetari i PPE: I shqetësuar për demokracinë shqiptare

14.02.2019 - 18:58

Presidenti i Partive Popullore Evropiane (PPE), Josef Daul, është shprehur i shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin Twitter ai tha se duhen më shumë përpjekje në luftën ndaj krimit

“Jam i shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Të gjitha zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të lira e të ndershme, blerja e votave është e papranueshme. Të drejtat e opozitës në parlament duhet të respektohen. Nevojiten më shumë përpjekje në luftën krimit dhe korrupsionit, përfshirë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.”, shkruan Daul