Tingujt e pakët janë shenja më alarmuese e një fëmije që po mbytet. Të kuptoni së kur fëmija mbytet, si dhe çfarë të bëni kur kjo ndodh, mund të shpëtojë një jetë.
Rreth 4,000 burra, gra dhe fëmijë në Shtetet e Bashkuara vdesin nga mbytja aksidentale çdo vit. Gati dy të tretat e fëmijëve që mbyten janë tre vjeç ose më të rinj. Shumica e këtyre vdekjeve mund të shmangen. Kolegji Amerikan i Mjekëve të Emergjencave (ACEP) ofron këto këshilla për të ndihmuar në parandalimin e rasteve të mbytjes:
“Mbikëqyrja e ushqimit për fëmijët e vegjël”.
Disa ushqime që mund të shkaktojnë mbytje përfshijnë ushqime si arra, copa të mishit, rrush, karamele të forta, kikirikë, kokoshka, pjesë të gjalpi, dhe perime të papjekura.
“Shumë raste të mbytjes ndodhin kur vëllezërit ose motrat më të moshuara ofrojnë ushqime të pasigurta për një fëmijë më të vegjël.”
Shmangni lodrat me pjesë të vogla dhe mbani sende të tjera shtëpiake të vogla në vende ku smund të kapen nga fëmijët e vegjël.
Copat e tullumbaceve janë veçanërisht shumë të rrezikshme.
Trajtimi:
Nëse një fëmijë po mbytet, së pari zbuloni nëse fëmija mund të marrë frymë, të qajë ose të flasë. Një kollë e fortë në përgjithësi nënkupton pak ose aspak bllokim, dhe fëmija mund të jetë në gjendje ta largojë bllokimin duke kollitur.
Kërkoni menjëherë ndihmën e parë nëse fëmija nuk mund të marrë frymë, ose rrugët e frymëmarrjes së janë bllokuar, ka vetëm një kollë të dobët një humbje të ngjyrës së lëkurës .
Sipas mjekëve mënyrat për trajtimin e duhur të mbytjeve, sidomos të fëmijëve nën moshën katër vjeçare, janë ndihma e parë që të gjithë duhet të mësojnë – për t’i ndihmuar njerëzit të marrin frymë më lehtë.
Për fëmijët nën 1 vjeç:
Mbështetni kokën dhe qafën me një dorë.
Vendoseni fytyrën e foshnjës poshtë mbi parakrahun tuaj, kokën në nivel më të ulët se trupi, mbështetur në dorën tuaj.
Bëni deri në pesë goditje të prapme, me forcë, midis shpatullave të foshnjës duke përdorur thembrën e të dorës tuaj.
Ndërsa mbështetni kokën, mbajeni gjithmonë në nivel më të ulët se trupi.
Përsëritni goditjet e prapme të shpinës dhe gjoksit derisa trupi i huaj të dal jashtë ose fëmija bëhet i pavetëdijshëm.
MOS HARRONI, KËRKONI MENJËHERË KUJDES MJEKËSOR!