MENU
klinika

Fjala e plotë

Kultivimi i kanabisit/ Lleshaj: Janë goditur grupet kriminale!

13.02.2019 - 14:07

Ministri Lleshaj ka komentuar sot gjatë një aktiviteti me temë “Për një Shqipëri pa kanabis”, komentoi rezultatet e arritura nga vendi ynë në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Sipas Lleshajt viti 2018 ka shënuar nivelin më të ulët të kultivimit të kanabisit.

“Historia e kanabisit në Shqipëri është relativisht e re. Ajo ka nisur në fillim të viteve 90-të, ka kaluar nëpër një trajektore plot oshilacione, ka prodhuar lajme botërore me Lazaratin dhe ka mbërritur sot në nivelet më të ulta. Për vitin 2018, sipas të dhënave zyrtare të PSH, niveli i kultivimit të kanabisit në Shqipëri është në minimumin historik.

Siç u dokumentua gjatë prezantimeve të mëparshme, ky sukses konfirmohet plotësisht edhe nga bregu përballë, Italia fqinje. Në vitin 2018, sasia e kanabisit të kapur në Itali me origjinë nga Shqipëria është 81% më e ulët se në vitin 2017!”,- tha Lleshaj.

Lleshaj gjeti rastin të falënderonte edhe partnerët që e kanë mbështetur Shqipërinë.

“Unë gjej rastin të përshëndes dhe të falënderoj të gjitha strukturat shtetërore, të cila kanë ndërvepruar në kuadër të Task-forcës qendrore dhe atyre vendore, duke mundësuar një “rrethim” të mirëfilltë dhe të shumanshëm për rrjetet dhe grupet kriminale që operonin në këtë fushë.

Po ashtu, vlerësimet dhe falënderimet më të mira kam për kontributin e shumëfishtë të partnerëve tanë ndërkombëtarë, të cilët janë bërë pjesë e kësaj përpjekjeje të re, që në procesin e hartimit të Planit të Veprimit kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit ashtu dhe në fazën e zbatimit të tij.

Asistenca frontale e BE dhe e vendeve anëtare ka qenë e pranishme në të gjitha aspektet e luftës kundër kanabisit, si në hartimin e strategjive dhe planeve, në mbështetjen e strukturave ligj zbatuese, në lehtësimin e pasojave sociale, në mbështetjen e edukimit të shëndoshë, në ndihmën ndaj viktimave të kësaj veprimtarie kriminale, etj.

Në mënyrë të veçantë, sot dëshiroj të falënderoj, qeverinë italiane, strukturat e Rojës Financiare të Italisë dhe policinë italiane për finalizimin me sukses të plotë të projektit të mbështetjes me vëzhgim ajror për zbatimin e strategjisë kundër kanabisit (SANCAS).

Viti 2017 ishte një sukses i rëndësishëm. Ndërsa 2018-ta është një kulm historik suksesi. Zhvendosja e objektivit të luftës nga bimët tek kriminelët është thelbi i suksesit”,- vijoi Lleshaj.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës