MENU
klinika

VIDEO

“Kur ata e lanë pushtetin”, Rama publikon pamjet nga dy qeverisjet

25.02.2019 - 08:39

Edhe mëngjesin e sotëm kryeministri Rama e ka nisur ditën me publikimin e pamjeve në qendrat shëndetësore gjatë dy qeverisjeve në dy kohë të ndryshme.

Kreu i qeverisë publikon shpesh transformimin e ambjenteve të qendrave spitalore në kuadër të programit ‘300 qendra shëndetësore’.

Mirëmëngjes, dhe me dy pamjet e dy qeverisjeve të sistemit shëndetësor në dy kohë të ndryshme, duke ju lënë ta bëni vetë dallimin mes momentit kur ata e lanë pushtetin pas shumë vitesh dhe momentit kur ne jemi ende në mes të punës, ju uroj një javë të mbarë‘, shkruan kryeministi Rama.