MENU
klinika

Agolli mbi varrin e 'Zogut të fundit të liqerit'

‘Kur gjeniu nderon gjeniun’

16.02.2019 - 15:50

Lasgush Poradeci, “Zogu i fundit i liqerit”, ndërroi jetë nëntorin e 1987-ës.

E pas shumë vitesh, mbi varrin e këtij gjeniu qëndronte një tjetër po aq madhështor si Agolli.

Mbi varrin e Poradecit, Dritëro Agolli, kujton vjershat e shkrimtarit.

“Fluturoj dhe shtërg’ i fundit, madhështor, me shpirt të gjorë
Dyke shkuar që -me-natë sipër malesh me dëborë…”

Kujtimi i tij mbetet i përjetshëm njëlloj si vjershat e tij.

Duke kujtuar artin e tij, Agolli, thekson se Lasgushi ishte më i vonuari nga simbolistët e fuqishëm.

“Simbolizmi i tij ishte shumë kombëtar, veçanërisht në muzikalitetin e gjuhës shqipe.”

Njëlloj si në poezinë e tij “Mbarim vjeshte”.

Si njeriu, i cili kërkon të ktheht atje ku ka lindur dhe do të kthehet përsëri atje.