MENU
klinika

Fotografitë që mbartin jetë

Kur mbyllet një kinema, humbet shpirti i atij vendi…

22.02.2019 - 14:05

Me t’i parë këto fotografi , pa diskutim do të ndjeni dëshirën për të qenë brenda një kinemaje të vjetër, me sytë e mbërthyer në ekranin e madh dhe kokoshkat në duar.

Fotografi francez Stephan Zaubitzer, 16-të vitet e fundit ia ka kushtuar fotografimit të disa sallave të vjetra kinemaje, apo “shtëpive të filmit”, që nga Egjipti deri në Los Anxhelosin e dritave vezulluse.

Kësisoj, ai kërkon të sjellë në vëmendje braktisjen e kinemasë, nën “presionin” e vazhdueshëm të televizionit dhe zhvillimit të vrullshëm të teknologjisë, që po na largon çdo ditë e më shumë nga emocioni.

“Sa herë mbyllet një kinema, vdes edhe shpirti i atij vendi. Ndaj, përmers këtyre shkrepjeve, dua të mbaj gjallë shpirtin krijues dhe kujtesën”- është shprehur Zaubitzer.

Galeria e tij rreshton një sërë sallash kinemaje, nga të braktisurat deri tek ato që ende vijojnë ekzistencën si të tilla.

Pavarësisht nga vendet apo sistemet qeverisëse, secila nga fotografitë sjell në vëmendje dhe ngjall në kujtesë vlerat artistike, madhështinë, emocionin dhe popullaritetin e kinemasë në kohë.