MENU
klinika

Do t’ju shpëtojë

Kuron hemorroidet dhe pastron ulcerën!

06.02.2019 - 13:54

Gështenja e egër ka kurorë të dendur e të rrumbullakët e përdoret si pemë zbukuruese, në parqe e lulishte.

Druri i saj ka një sistem rrënjor mjaft të fuqishëm. Degët lulëzohen nga gjethet e blerta, të dhëmbëzuara dhe ovale.

Lulet e gështenjës së egër janë të mëdha, mashkullore dhe femërore dhe lulëzojnë në maj-korrik. Nganjëherë lulëzojnë për së dyti edhe në vjeshtë.

Fruti i saj i blertë, është i mbështjellë me gjemba farëmëdhenj ngjyrë kafeje. Pemës i përdoret lëkura dhe gjethet.

Lëkura mblidhet në shtator-tetor, nga degët trevjeçare e lart.

Ajo ka veti tonike dhe përdoret kundër temperaturave të përkohshme e të përsëritura, shëron dobësinë e barkut te gratë, kuron hemorroidet, forcon muskujt, pastron ulçerat, traumat, qetëson qarkullimin e gjakut dhe venat e zgjeruara.

Kurimi i kollës së bardhë

Për të kuruar kollën e bardhë marrim rreth 50 gr lëkurë të shtypur gështenje dhe e ziejmë për shumë kohë në një litër ujë. Tretësira kullohet dhe pihet, një filxhan çdo ditë.

Kurimi i shiatikut

Merren 5-10 kokrra të gështenjës së egër dhe grihen në pjesë të vogla. Gështenjat e grira i përziejmë me një litër raki të fortë. Shishja mbulohet mirë, për 3-4 javë, duke u tundur vazhdimisht.

Pas kësaj kohe, përzierja kullohet me të bëhet masazhi i pjesëve të trupit të përfshira me shiatik, tri herë në ditë, derisa pushojnë dhimbjet.

Lëkura e gështenjës shërben edhe për kurimin e temperaturës së lartë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mjekësia alternative

Si të shpëtoni nga Majasëlli!