MENU

Këmbimi valutor

Surprizon Paundi britanik, Euro fiksohet në 124.2 lekë

21.02.2019 - 13:00

Monedha britanike e ka nisur mjaft mirë ditën e enjte në tregun e këmbimit valutor vendas. Kjo pasi valuta ka rifituar 0.3 lekë për njësi kundrejt monedhës kombëtare.

Paundi britanik blihet sot për 142.8 lekë dhe shitet për 143.5 lekë.

Valuta e eurozonës vijon të mbetet tashmë prej disa ditësh në vlera të pandryshuara. Euro edhe ditën e enjte këmbehet në pikat e këmbimit valutor për 124.2 lekë në blerje dhe 124.8 lekë në shitje, duke mbetur në të njëjtat vlera me ditën e premte.

Ndërkohë, nga ana tjetër dollari amerikan është ulur minimalisht me 0.2 lekë për njësi, duke zbritur kështu në kuotën e 109.3 lekëve.

Të njëjtin trend rënës ka ndjekur edhe monedha australiane, e cila ka regjistruar humbjet më të mëdha gjatë ditës së enjte. Dollari australian është zhvlerësuar me plot 0.7 lekë kundrejt monedhës kombëtare, për të zbritur në nivelin e 77.5 lekëve. Me 0.1 lekë për njësi nga dita e mërkurë është ulur edhe dollari kanadez, i cili këmbehet sot për 82.7 lekë në blerje dhe 83.5 lekë në shitje.

Ndërkohë, franga zvicerane nuk ka regjistruar luhatje dhe vijon të mbetet në të njëjtat vlera me një ditë më parë, e fiksuar në kuotën e 109 lekëve.