MENU
klinika

Ambulantët më të 'varfërit'

Cili biznes paguan më shumë taksa në Shqipëri?

20.02.2019 - 14:34

Bazuar në disa të dhëna të fundit vihet re se ata që paguajnë më shumë taksa dhe tarifa vendore janë subjektet e ndërtimit.

Drejtoria e Taksave dhe Tarifave vendore ka bërë një katgorizim të pagesës mesatare që kryejnë bizneset në një vit.

Biznesi i vogël:

-Në sektorin e ndërtimit paguan 24 mijë lekë në vit
-Në sektorin e shitjes me shumicë paguajnë 17 mijë lekë në vit
-Njësitë e prodhimit paguajnë 16.500 lekë në vit

Biznesi i madh:

-Në fushën e ndërtimit paguajnë 327 mijë lekë taksa vjetore
-Njësitë e prodhimit dhe shitja me shumicë paguajnë 101 mijë lekë

Subjektet VIP:

-Në sektorin e ndërtimit paguajnë 487 mijë lekë
-Njësitë e prodhimit paguajnë 397 mijë lekë
-Subjektet e shitjes me shumicë paguajnë 131 mijë lekë

Ndërkohë më të varfërit janë ambulantët të cilët  paguajnë vetëm 3 mijë lek në muaj./ E.S