MENU
klinika

Debati në Komisionin e Medias

Kush urdhëroi ndërhyrjen në fakultete? Përgjigjet Lleshaj

06.02.2019 - 14:23

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është pyetur sot në Komisionin e Medias se kush e dha urdhërin për ndërhyrje në fakultet.

I gjendur përballë kësaj pyetjeje, Lleshaj tha se ndërhyrja u bë për shkak të një kërkese që vinte nga administratori i fakultetit.

Pjesë nga debati:

Vokshi: Kush e ka dhënë urdhrin?

Lleshaj: Edhe njëherë po ju them policia vepron, gjatë një dite mund të bëjë me qindra operacione. Nuk ka urdhra specifikë. Në këtë rast kemi një kërkesë. Në rastet që po flasim policia ka vepruar me kërkesa. Kërkesa është e ligjshme

Noka: Maliqi pra është mbi ligjin.

Vokshi: Zoti ministër ku thoni është e ligjshme…

Lleshaj: Kërkesa ka mbërritur te marrësi i saj që është Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Vokshi: Pra drejtori i policisë së Tiranës ka dhënë urdhrin

Lleshaj: Unë erdha i vetmuar, pa shumë njerëz mbrapa. Nuk erdha me drejtorin e policisë

Vokshi: E dinit që tematika ishte për Policinë e Shtetit?

Noka: Ministri i rëndësishëm, duhet të jetë i përgatitur. Kur e ka kohën e pamundur për atë lloj informacioni duhet të marrë autoritetin përgjegjës që është drejtori i policisë.

Pra kjo është një formë dhe mënyrë normale dhe ligjore me të cilën një ministër duhet të ballafaqohet. A s’keni dashur të përgatiteni apo nuk doni të përgjigjeni, është puna juaj.

“Të thuash sot jam nga Shqipëria, je ‘sexy’, deri dje….”

Rama batuta me të rinjtë: Për të hyrë në administratë nuk duhet të kesh kushëri Ulsiun

Komuniteti mysliman: U bë realitet falë insistimit të Erdogan dhe vullnetit të Ramës

Hapet të enjten xhamia e Namazgjasë

CDU gjermane dënon dhunën në tubimin e opozitës

Krichbaum reagon ashpër: Berisha po i nxit protestat…

Presidenti i Turqisë në Tiranë në 10 tetor

Çfarë pritet nga vizita e Erdogan në Shqipëri