25.02.2019 - 12:35
Vuçiç duket i bindur për të mos vijuar bisedimet në Bruksel.
Kushtimin për vijimin e bisedimeve për dialog është heqja e taksës së Qeverisë Kosovare vendosur ndaj mallrave serbe.
Mediat serbe shkruajnë se presidenti Vuçiç; “është shfaqur i brengosur për shkak të qëndrimit të Prishtinës, e cila pavarësisht presionit ndërkombëtar nuk heq dorë nga taksa ndaj mallrave serbe”.
Vuçiç ka konstatuar se BE nuk po mundet t’ i bëjë presion më të fortë autoriteteve në Prishtinë.
Shefi i shtetit serb këto komente i ka bërë pas takimit me ambasadorin e Italisë në Beograd Carlo Lo Cascio ku ka thënë se Serbia do t’i kthehet dialogut pasi të hiqet taksa.