MENU
klinika

Falimentimi i 'Germania AG'

Si po deportohen tani shqiptarët?

07.02.2019 - 09:05

Gjatë ditës së djeshme u njoftua që kompania ajrore low-cost që do hynte në tregun shqiptar gjatë verës së 2019, ka shpallur falimentin.

Bëhet fjalë për linjën “Germania AG”, falimentimi i të cilës ka shkaktuar probleme të shumta.

Problemet e shkaktuara nuk lidhen vetëm me turistët që kërkonin linja me çmime ekonomike.

Problemi kryesor ka lindur për policinë, pasi falimenti i kësaj linje arjore ka sjellë probleme me ekzekutimet e deportimeve.

Sipas mediave gjerman, ky falimentin ka penguar një deportim të planifikuar për në Shqipëri dhe Kosovë.

Në fillim u organizua dëbimi i 30 shqiptarëve në Tiranë dhe 20 të tjerëve në Prishtinë, por më pas ata u larguan nga Frankfurti me fluturimim 1020 të Gjermanisë.

Pas dështimit spontan të fluturimit, policia federale duhej të ripërpilonte nën presion të madh kohor dhe të nënshkruante një marrëveshje tjeter me nje linje tjeter. Mesohet se huazimi i këtij avioni për deportim sipas “Frontex”, kishte kushtuar rreth 300,000 euro./ E.S