MENU
klinika

Dekretet

Kuvendi i mban peng Metës ‘Noterinë’, por miraton ‘Kadastrën’

07.02.2019 - 19:05

Kuvendi ka rrëzuar me 75 vota dekretin e Presidentit Ilir Meta ‘Për Noterinë’, por ka miratuar atë “Për Kadastrën”.

Kujtojmë që pak kohë më parë, Presidenti Meta ka dekretuar kthimin në Kuvend të ligjeve “Për kadastrën” dhe “Për noterinë”.

“Në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se me Dekretin nr. 11055, datë 15.01.2019, Presidenti i Republikës ka vendosur kthimin në Kuvend të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, me qëllim rishqyrtimin e tij, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti”, thuhet në vendimin e Presidentit.