MENU
klinika

Foto

Kuvendi/ Publikohet rendi i ditës, por jo ora për seancën

20.02.2019 - 11:45

Opozita pritet të mbajë nesër në orën 10:00 protestën e radhës, këtë herë para parlamentit, ky i fundit ende nuk e ka një orë se kur të do mblidhet.

Ndryshe nga seancat e mëparshme, kur në faqen zyrtare të Kuvendit pasqyrohet rendi i ditës së bashku me orën e mbledhjes së deputetëve, për seancën e nesërme kemi një rend dite të përcaktuar, por ajo që mungon në urdhrin e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi është ora se kur duhet të mblidhen deputetët.

Akoma nuk është vendosur se kur do të zhvillohet seanca e nesërme, dhe për këtë do të njoftohet në një moment të dytë.

Nuk dihet ende nëse seanca do të thërritet për t’u mbledhur si cdo të enjte në 10:00, apo do të ketë një spostim të orarit për shkak të protestës së paralajmëruar të opozitës e cila përkon në të njëjtën orë.

Pas 16 shkurtit, kryedemokrati Basha u shpreh se e ka lexuar qartë mesazhin e qytetarëve, cka pasoi vendimin e opozitës së bashkuar për djegien e mandateve të deputetëve.

Vendim që nuk është mirëpritur nga ambasadorët e akredituar në vend, për të cilët një veprim i tillë do të minonte demokracinë, por kryedemokrati Basha dhe aleatët e tij, duken të vendosur për të mos patur kthim pas.