MENU
klinika

Detajet

Kuvendi ‘surprizoi’ opozitën, demokrati thirrje Ruçit: Grramoz…

26.02.2019 - 10:32

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i demokratit Gent Strazimiri pas lajmit se Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare.

Strazimiri përmes një postimi në Facebook, ka dalë me një thirrje për kryeparlamentarin Ruçi.

Sipas demokratit Parlamenti që ka frikë nga populli nuk është i popullit.

Postimi i plotë:

‘Qesharakë deri në dhimbje!!!
Grramos, dëgjo mua!
Shpjere parlamentin në Galigat a në Salari që të biesh rehat, se dhe kështu… senacë e befasishme “pa mendje” sikur s’vete…
P. S. Parlamenti që ka frikë nga populli, nuk është i popullit, nga populli e për popullin’, shkruan Strazimiri.