MENU
klinika

Profil

‘Ky na qenka Koçi’/ Vasillaq Vangjeli, ikona e humorit shqiptar

26.02.2019 - 20:51

Vasillaq Vangjeli, humori i tij fuqidhënës është ngjallje e vetëbesimit. Vaso krijonte figurën e shkëlqyer të çdo karakteri duke hyrë thellë në lëkurën e personazhit. Aktor me një timbër të veçantë të zërit.

Falë regjistrit vokal mund të shkonte pa më të voglin problem në të dyja skajet e mundshme. Ai ishte aktori brilant i britmës, ashtu si mund të ishte edhe aktori brilant i pëshpëritjes. Fuqia trupore, plasticiteti, shkathtësitë e përkryera artistike dhe mençuria e tij e shprehur gjatë çdo roli reflektonte inteligjiencën e tij si aktor.

Për rreth 45 vjet në skenë, me intuitë të hollë e spontanitet të admirueshëm Vangjeli ka bërë për vete me qindra-mijëra spektatorë duke u kthyer kështu në një ndër artistët më të dashur për ta e sidomos në fushën e humorit e të skenës.

Ka qenë ndër artistët më të rëndësishëm të Estradës së Tiranës duke luajtur pothuaj në të gjitha premierat. Është një aktor me diapazon të gjerë, vokal, vesh absolute, humorist, recitues.

Në rininë e hershme, sapo kishte mbaruar Akademinë e Arteve për aktrim, i filluan peripecitë e punës apo të emërimit ku do të punonte. Djalë i formuar e plot dëshirë. Kërkonte me çdo kusht të fillonte aktrimin në Teatrin Kombëtar, aq më tepër i dhanë edhe një rol tek drama “Lëvizja” me regji të Pirro Manit, rol që e realizoi me sukses. Por megjithatë, mendimi i partisë ishte që ai të shkonte në Estradën e Tiranës ku edhe e emëruan.

Urdhëri ishte urdhër pavarësisht kërkesave e letrave të artistëve të teatrit të cilët kërkonin ta mbanin në kolektivin e tyre. E Vasillaqi nuk donte të shkonte, por pa punë nuk rrihej. Frikë kishte se mos e degdisnin në ndonjë vatër kulturore të humbur, si hakmarrje për moszbatim urdhri. E kështu përfundoi aktor në teatrin e Estradës së Tiranës deri në fundin e merituar të kësaj të fundit.

Estrada nuk e deshi në fillim, punonte pa dëshirë, pa vëmendje. Bënte mungesa në punë, role pa cilësi. Por është po ky artist që u lidh aq shumë me estradën, me humorin, instrumentet, paroditë sa nuk shpjegohet dot më. Më pas Estrada u bë vendi ku shpërfaqi me të gjitha energjitë krijuese talentin dhe vlerat etike, u bë vendi ku realizoi ëndrrën aktoreske. Vlerat i maten me rolet e interpretuara, e nuk janë pak. Të freskët e cilësor e plot shaka. I kalojnë të 100 role të krijuara në estradë, teatër, kinematografi, etj.

Të gjithë i kujtojnë : dhëndrin Koçi tek “Zonja nga qyteti”, “Një gjel në qymez”, “Një mburravec që ka frikë nga pëllitja e lopës”, “Dordoleci”, “Donkishoti”, ose rolin e Lolos, një lolo tragjik-komik me nuanca tepër fine të interpretimit. Të shumtë janë rolet në Estradë si : tek komedia e Vodvil “Mirelo”, Xhixh, “Pa martuar 50-vjeçar” apo të kujtojmë skeçet e paroditë.

Aktori i humorit, Vasillaq Vangjeli është dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri” të klasit të parë. Shtëpinë e tij e kishte kthyer në lokal ku argëtonte të tjerët, por argëtohej edhe vetë. Edhe aty nuk e la humorin deri në fund të jetës, me barcaleta, ngjarje të vërteta e të sajuara. “pjesë e profesionit”-siç thoshte ai. Përgatiti: F.S.

FILMA:

1976: “Pylli i lirisë”

1976: “Zonja nga qyteti”

1976: “Tokë e përgjakur”

1977: “Lulëkuqet mbi mure”

1979: “Yje mbi Drin”

1983: “Ëndërr për një karrige”

1981: “Shoku ynë Tili”

1985: “Dasma e shtyrë”

1986: “Kur ndahesh nga shokët”

1979: “Ne vinin nga lufta”

1985: “Rrethimi i vogël”

NË TEATRIN KOMBËTAR

1976: “Lezja”

1975: “Zonja nga qyteti”

1982: “Nata e dymbëdhjetë”

1989: “Tre ditët e kiametit”

2001: “Gjashtë vjet shtatzanë”

2010: “Harvey”

NË TELEVIZIONIN SHQIPTAR

Në të gjitha koncertet e Vitit
të Ri (1975-2008)

2.Të shtunat gazmore në vite

3.Komedia “Tre dhëndurët”

4.Komedia muzikore “Mirela”

5.Komedia “Divorci”

6.“Një burrë me dy gra”

7.“Gjashtë vjet shtatzënë”

8.“Lezeti i kolltukut dhe krevatit”

9.“Gjuetia e fundit”

10“Të gjallë, apo të vdekur”

“Çanta e zezë”
“Përralla e trimit”
“Revolveri”
“Ushtar Bilushi”
15.“Të na rrojë komshiu”

“Një nuse nga jashtë”
“Pavioni zero”
“Sherrxhinjtë”
19.“Një zonjë nga New Yorku”

20.Hit me parodi dhe kuplete

21.“Dashi pa brirë”

22.“Piruet”- 5 seri

Puna në Varietenë e Tiranës:

Për 30 vjet rresht mbi 1000 role

në skeçe, parodi, kuplete,

recitime, pantomimë, komedi,

etj. Aktori Vasillaq Vangjeli

është dekoruar me urdhrin

“Naim Frashëri” i klasit të parë

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!