MENU
klinika

“Femra Bajron” e letësisë britanike

L.E.L – poetja u harrua enkas

28.02.2019 - 15:18

Jo gjithkush është i qartësuar se ç’ka ndodhur ekzaktësisht me letërsinë angleze të fundperiudhës së romantizmit dhe fillimperiudhës së viktorianëve. Asaj epoke të trazuar të historisë kulturore të Britanisë nuk i është dhënë asnjëherë një emër i caktuar, duke e quajtur thjesht një “pauzë e çuditshme” dhe një “brez i errët”, kaluar në heshtje si një “qetësi” ku nuk ka ndodhur asgjë.


Sigurisht që tingëllon çuditshëm, për më tepër edhe zërat e krijimtarisë artistike ishin vërtet të papërcaktuar, shpeshherë të vlerësuar si të këtillë, e bënin edhe më të vështirë përcaktimin e tonalitetit të tyre për lexuesin modern. Mirëpo, kultivimi i krijimtarisë letrare britanike e ka zanafillën përtej viteve 1820 dhe 1830, siç tregohet për shkëlqimin dhe perëndimin e poetes dhe novelistes Letitia Elizabeth Landon. E njohur me inicialet “L.E.L.”, e quajtur ndryshe edhe “Femra Bajron” në epokën e saj, ajo lindi në Londër në 1802 dhe u gjet e vdekur në 1838, me një shishe acidi në dorë, disa javë pas mbërritjes në kështjellën Cape Coast në Afrikën Perëndimore. Ishte fundi dramatik i një jete të shkurtër, por të trazuar, si një nga fenomenet letrare më të përfolura në Londrën e asaj epoke.

Karriera e saj përputhet pikërisht me pauzën e çuditshme. Poezinë e parë e botoi kur ishte adoleshnente, kohë kur gjenerata e dytë e romantikëve ishte ende gjallë: Kits vdiq më 1821, Shelli më 1822 dhe Bajroni më 1824. Në mënyrë simbolike, dalja e saj e fundit publike në Londër qe në një ballkon me pamje nga procesioni i kurorëzimit të Mbretëreshës Viktoria. Ishte sikur ajo thjesht nuk mund të mbijetonte nën regjimin e sapoardhur në fuqi.

Vdekja e saj la shije të hidhur në gojën e industrisë letrare, madje kjo çoi në perëndimin e beftë të reputacionit të saj në klimën e re viktoriane. Me gjithë admiruesit bashkëkohorë, si Elizabeth Barrett Browning, Heinrich Heine, Edgar Allan Poe dhe Brontën e re, gjatë shekullit të njëzet ajo thuajse nuk u kujtua fare, puna e saj u hodh poshtë si e pashijshme: shpërthimet e papërmbajtshme të fantazisë së një virgjëreshe, që shkruante vargje të ndjeshme për lulet, zogjtë dhe zonjat e dashura.

Në të vërtetë, poezia dhe jeta e saj ishin mjaft komplekse. Zonjat e dashura folën me tone të ashpra, ndërsa lulet dhe zogjtë shpesh ishin metaforë për temat të pahijshme si seksi apo vetëvrasja. Për më tepër, shkrimtarja vetë ishte larg të qenit një virgjëreshë. London pushtoi shoqërinë e Londrës me bukurinë e saj të shkujdesur. Angazhimi me gazetarin dhe njeriun e letrave John Forster, nuk përfundoi mirë. Hyrja e saj në fushëne botimit erdhi përmes një fqinji të Londrës, William Jerdan, redaktor i The Literary Gazette, e cila ishte themeluar në 1817, si e përditshmja e parë kulturore në historinë e botimeve britanike.

Në epokën e Bajronit, imazhi i shkrimtarit lidhej me mëkate. Mirëpo, me kalimin e kohës Dikens e rivlerësoi në imazhin e vlerave familjare, duke e konsideruar si njeriun e së ardhmes. L.E.L. shërbeu si kokë turku, lënia e saj në harresë u bë me qëllim që industria botuese të mund të rindërtonte veten si një profesion i respektuar viktorian.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!