Shumë pak e njohin, por ai ka arritur që të lërë vulën e tij në letrat e gjuhës shqipe, Ishte pikërisht ai që vendosi normat e retorikës dhe të stilit të shkrimit në dialektin verior të shqipes në një shkollë me ndikim si Kolegji Saverian.
Sot, duke parë kalendarin historik, ajo që bie në sy ishte data e vdekjes së Anton Xanonit, ose siç njihet në zonën e Veriut, Ndoc Zanoni.
Kush ishte prifti dhe shkrimtari Anton Xanoni?
Ai lindi në Durrës më 12 janar 1862. Kur ishte ende fëmijë, familja e tij u shpërndul në Shkodër.
Filloren e kreu në qytetin verior, por duke parë talentin e tij në penë, jezuitët e dërguan të kryente studimet e larta në Kuvendin Kartuzian Porta Coeli në veri të Valencies, në Spanjë në vitin 1883.
Më pas, Anton Xanoni vijoi studimet e tij në Kraljevicë më 1884 duke vijuar në Kremonë të Italisë në vitin 1886.
Ciklin e tij të arsmimit në Evropë e mbylli në Kolegjin Gregorian në Krakovi të Polonisë, 1890-1892.
Duk përfunduar arsimin e tij të plotë në Evropë, Xanoni më 1892 u shugurua meshtar në Krakovi dhe dy vjet më pas në u kthye Shkodër për të kryer misionin meshtarak e për të dhënë gjuhë shqipe në Kolegjin Saverian, ku kishte kryer studimet edhe vetë, trembëdhjetë vjet më parë.
Xanoni, para se të kthehej në Shqipëri, dha një vit mësim në Universitetin Gregorian në Kieri, në juglindje të Torinos në Itali.
Lidhja e tij me letersinë do të kishte ndikim të madh edhe nga Ndre Mjeda. si dhe me të vëllain e tij, Lazër Mjedën.
Ata ishin anëtarë të shoqërisë letrare ‘Agimi’, e cila u themelua në vitin 1901. Kjo shoqëri, nxiti ndjeshëm publikimin dhe krijimin e letrave shqipe, duke përdorur edhe alfabetin e ri.
Ishte Anton Xanoni ai që vendosi normat e retorikës dhe të stilit të shkrimit në dialektin verior të shqipes, në një shkollë me ndikim si Kolegji Saverian, norma që i parashtroi në Prîsi në lâmë të letratyrës, Shkodër 1911-1912.
Ai mbante qëndrim purist në shkrimin e shqipes, ishte ithtar i zëvendësimit të shumë huazimeve nga italishtja, turqishtja dhe sllavishtja me rrënjë fjalësh më të lashta shqipe.
Si autor vjershash, prozash letrare, dramash e punimesh studimore në gjuhën shqipe, që shërbyen si frymëzim i vazhdueshëm për studentët dhe kolegët e tij shkrimtarë, ai nuk qe vetëm novator në gjuhë, por edhe stilist i shkëlqyer për kohën kur jetoi. Nga viti 1908 bashkëpunoi rregullisht me periodikun jezuit Elçija e Zemers t’Jezu Krisctit me artikuj për historinë, letërsinë, kulturën dhe politikën, por edhe me tregime të shkurtra e me vjersha apo përkthime, që pëlqeheshin shumë.
Mbeti në histori edhe për veprat Gramatika shqyp, Shkodër 1909, Shkurtorja e historis së moçme, 1910, e në veçanti për vjershën me frymën e Rilindjes Rrnoftë Shqypnia, kushtuar shpalljes së pavarësisë, dy romanza: “Gjenovefa” e “Julia” e dy drama: “Llagoret e mullijve” dhe “Skënderbeu”.
Një pjesë e mirë e veprës së tij ka mbetur e pabotuar edhe sot e kësaj dite. Atë Xanoni vdiq në Shkodër më 16 shkurt 1915. Kujtohet si themelues i shkollës letrare të jezuitëve, si një veteran i arsimit e i kulturës shqiptare.
MINI (Miu)
Ishte n’katund nji mi,
Qi me shum paq’ jetonte.
Me marr’ nji tjeter shpi,
Kurr neper mend s’i shkonte.
Nji shok po i thot’ nji ditë:
“Eja me mue n’qytet;
Katundi shum t’merzitë
E shpesh me hanger s’qet.”
“Eja, po shkojm’” – tha mini;
E u nisen bashk’, tue nga,
Por, tek sa i ngrati mbrrini,
Mbrenda nji kurthe ra.
At vend, ku mir’ jeton,
N’e ndrrosh pa arsye, gabon.