MENU
klinika

Detajet

La mandatin, Berisha mbetet pa badigardë

21.02.2019 - 12:58

Pasi dorëzoi mandatin, ish-kryeministrit Sali Berisha i cili ka qenë dhe President i Republikës s’do të ketë as truprojat që e shoqëronin prej vitesh të caktuar nga Garda e Republikës.

Punonjësve të Gardës iu është komunikuar pas protestës së 16 shkurtit që do të rikthehen në funksionet e tyre brenda Gardës ku do të marrin detyra të tjera.

Por pas kësaj, badigardët kanë dhënë dorëheqjen dhe kanë dorëzuar armët e shërbimit e janë në pritje të miratimit. Por sot ata e kanë shoqëruar privatisht ish-kryeministrin në protestën para parlamentit dhe tek Kryesia e Kuvendit por të paarmatosur.

Sipas ligjit, ish-presidenti dhe ish-kryeministri ruhen nga Garda për aq vite pas lënies së detyrës sa kanë qendruar në detyrë.