MENU
klinika

Punimet

Lezhë, 2 marsi festohet pa shtatoren e Skënderbeut

28.02.2019 - 18:47

2 marsi në Lezhë edhe ketë vit duket se do të kalojë dhe në sheshin kryesor të ketij qyteti nuk do të vendoset shtatorja e heroit tonë kombëtar.

Punimet për vendosjen e shtatores se heroit tone kombëtare Gjergj Kastriot Skenderbeut janë ndërprerë në mes pasi Bashkia e Lezhës nuk ka marrë leje për vendosjen e kësaj shtatoreje.

Në një komunikim të berë me drejtorin e IKMT Fran Mataj ky i fundit bën me dije se Bashkia e Lezhë ka nisur kërkesën për leje në diten që kishin nisur punimet ndaj Këshilli Kombëtare i Monumenteve ka vendosur pezullimin e punimeve. Fran Frrokaj kryebashkiak i Lezhës bën me dije se ndërpreja e punimeve është e padrejtë.

Me ndërprerjen e punimeve Lezha do ta mirëpresë diasporën me sa duket pa shtatoren e Skënderbeut kjo si pasojë e neglizhencës nga ana e Bashkisë Lezhë për një leje të vetme.