MENU
klinika

Detajet

Lirohet nga detyra zv.ministri, vendimi i Qeverisë

13.02.2019 - 13:52

Lirohet nga detyra zëvendesministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Vendimi për shkarkimin e numrit dy të kesaj ministrie, Ilir Halilaj, është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Mbledhja eshte zhvilluar ne mungese te krteministrit Rama, e drejtuar nga zevendesi i tij, Erjon Braçe.

V E N D I M PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Ilir Halilaj, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.