MENU
klinika

Deklarata

Lleshaj: Historike, 150 universitarë në Akademinë e Sigurisë

01.02.2019 - 11:15

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e cilëson ngjarje historike faktin që 150 universitarë do t’i bashkohen Akademisë së Sigurisë dhe më pas Policisë së Shtetit.

Në një status në “Twitter”, Lleshaj thotë se brenda vitit do ketë një grup të dytë.

“150 universitarë do t’i bashkohen Akademisë së Sigurisë dhe më pas strukturave hetimore të PSH. Një ngjarje historike. Brenda vitit një grup i dytë i ngjashëm do të pasojë ???‍♂”, shkruan Lleshaj.