24.02.2019 - 20:58
Moderatorja dhe këngëtarja, Luana Vjollca, në llogarinë e saj në “Instagram”, i ka treguar ndjekësve të saj, se pas pushimeve në Austri, ku e pranishme ishte edhe motra e saj Marina, tashmë është zhvendosur në Maldive.
Luana nuk heziton të ndajë foto nga pushimet e saj për ndjekësit dhe këtë gjë e ka bërë edhe në këto pushime. Por ndërsa vendi ynë është pushtuar nga i ftohti, Luana po pushon në një vend me diell e temperatra të larta.
Moderatorja ka shpërndarë foto me bikini, ku duket e mrekullueshme teksa ekspozon format e saj. Por fotoja e fundit ka bërë të reagojë edhe motra e saj, e cila nuk e ka ndjekur në këtë udhëtim Luanën.
“E teprove tani”, i ka shkruar Marina-Luanës.