MENU
klinika

Edhe me Kolumbinë?

Maduro ‘izolon’ Venezuelën/ Mbyllet kufiri me Brazilin

22.02.2019 - 16:17

Presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro ka mbyllur kufirin me Brazilin, ndërkohë që kriza humanitare në vend vazhdon. Gjithashtu, së shpejti mund të mbyllet edhe kufiri me Kolumbinë.

Norma e inflacionit të Venezuelës është rritur shumë, dhe mungojnë ushqimet, ilaçet, etj, por Maduro mohon çdo krizë dhe e quan planin e shpërndarjes së ndihmës një shfaqje të orkestruar nga SHBA.

Aleati i tij, Rusia, ka akuzuar SHBA-në për përpjekjen për të armatosur opozitën e Venezuelës.

Kreu i Asamblesë Kombëtare, Guaidó u shpall udhëheqës i përkohshëm gjatë protestave anti-qeveritare muajin e kaluar dhe është njohur nga dhjetra vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të Amerikës Latine.

Foto e marrë nga Euro news

Kalimi i kufirit me Brazilin mbeti i mbyllur të premten në mëngjes, por uebsajtit lokal të G1 raportoi se një grup venezuelasësh arritën të kalonin në këmbë nga qyteti brazilian i Pacaraima duke përdorur një rrugë jozyrtare.

 Maduro njoftoi të enjten se kufiri do të mbyllet “plotësisht dhe absolutisht” deri në njoftimin e mëtejshëm dhe tha se ai po mendonte edhe një “mbyllje të plotë” të kufirit me Kolumbinë.

Udhëheqesi opozitar Juan Guaidó, i vetëshpallur president e i njohur si i tillë nga SHBA-ja, disa vende latine e disa europiane, përfshirë Shqipërinë, ka shkuar vetë në zonë e është vënë në krye të karvanit të ndihmave me shpresën ta dërgojë atë në Karakas.

Si afat te fundit, ai ka vendosur ditën e shtunë. Përleshja te ashpra shpërthyen kur karvani i opozitës me autobuzë e makina u bllokua shkurtimisht nga forcat e sigurisë; mbi njerëzit u përdor dhe gaz lotsjellës, por automjetet më vonë, u vunë serish në lëvizje. Me t’u njoftuar mbyllja e kufirit, një numër venezuelianësh nxituan të kalonin kufirin drejt qytetit brazilian Pacaraima për t’u furnizuar me ushqime.

CNBC

Më shumë se tre milionë venezuelanë kanë ikur në vitet e fundit, ndërsa vendi po përballet me hiperinflacion dhe mungesat e mallrave esenciale, thotë OKB.

Përkundër mohimit të krizës humanitare,  Maduro njoftoi këtë javë se 300 ton ndihma do të dërgohen nga aleati i tij Rusia.

Ndërkohë, zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë Maria Zakharova tha se përpjekja për të ofruar ndihmë mund të nxiste dhunën dhe të përdoret si një pretekst nga SHBA për të hequr Maduron.

Duke cituar informacione të paspecifikuara, ajo gjithashtu akuzoi SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s se po armatosnin opozitën venezueliane dhe pretendonin se forcat dhe pajisjet speciale amerikane po vendoseshin pranë vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Interesat e fshehura të rusëve

Pse Putinit i intereson kaq shumë Venezuela?