MENU
klinika

Takimi konstruktiv

Majlinda Bregu ia ‘thotë në sy’ Vuçiç: Kemi nevojë për njëri-tjetrin

04.02.2019 - 16:58

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ndodhet në Beograd ku po zhvillon takime me krerët më të  lartë të shtetit serb. Takimin e parë Bregu e ka zhvilluar me Presidentin serb Aleksandër Vucic.

Pjesë e bisedës ka qenë bashkëpunimi rajonal dhe projekti për heqjen e tarifave roaming në rajon.

“Një takim shumë konstruktiv me presidentin @avucic @predsednikrs. Është në interesin reciprok dëshira për të lëvizur përpara, si një rajon që flet qartë, kemi nevojë për njëri-tjetrin. Kjo është metoda më efektive për integrimin ! # mobilitetit, # 0roamingtariffs, # tregti dhe # investime”, shkruan ajo.