MENU
klinika

Pabarazi ushtarake

Makineria vdekjeprurëse e Putinit kundër NATO-s

03.02.2019 - 21:58

Disa prej modeleve të tankeve të ndërtuara gjatë epokës sovjetike, në vitet 1950 dhe ’60 janë akoma vdekjeprurëse dhe përbëjnë kërcënim të madh, thotë eksperti ushtarak Petri Mäkelä.

Sipas tij, makineria masive ushtarake e Putinit është shumë e fortë për Perëndimin, përfshirë Britaninë e Madhe.

I specializuar analizën e luftës ndaj Rusisë dhe Skandinavisë, eksperti paralajmëron se pabarazia ushtarake do të thoshte se forcat e Putinit do të ishin lehtësisht në gjendje të tronditnin NATO-n nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore.

“Taktika ruse është e tillë: përqendron një forcë të madhe në një pikë nevralgjike të kundërshtarit dhe tanket e vogla të Perëndimit nuk i bëjnë dot ballë.

Edhe tanket ruse dhe forcat motorike të helikopterëve kanë shumë më tepër fuqi të tërthortë në dispozicion se sa homologët e tyre perëndimorë. Në një luftë të nivelit modern, disa tanke pak më të mirë perëndimore që mund të dërgoheshin në luftë do të takonin formacione numerike superiore ruse që dëmtohen nga artileri zjarri dhe raketa në çdo hap gjatë rrugës”.

Analisti ushtarak shpjegon se kundërshtimi i këtij sulmi vdekjeprurës do të ishte një “makth” për forcat e NATO-s, sepse nuk kanë armët e nevojshme për të luftuar.

Ai shtoi: “Sulmimi kundër një ushtrie të tankeve ruse do të ishte një makth”.