MENU
klinika

Detajet

Mandatet/ PD mbledh sot Këshillin Kombëtar

20.02.2019 - 09:43

Partia Demokratike do të mbledhë në orën 17:00 të pasdites së sotme Këshillin Kombëtar të PD për të konfirmuar vendimmarrjen unanime të grupit parlamentar dhe Kryesisë së kësaj partie për dorëzimin e mandateve të deputetëve.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në përgjigje të deklaratës së Ambasadës së SHBA-së që u bëri thirrje deputetëve të mos lënë mandatet, deklaroi mbrëmë pas mbledhjes së Kryesisë se djegia e mandateve nuk është qëllim në vetëvete, por rekursi i fundit që i është lënë opozitës për të arritur një qëllim madhor:

“Shembja e një qeverie të krimit, për krimin dhe nga krimi dhe kthimi i një qeverie të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit.”

Të enjten në mëngjes pritet që të gjithë deputetët dhe emrat e tjerë që janë në listën e 140 kandidatëve të firmosin një deklaratë individuale, deputetët për të lënë mandatin ndërsa personat pasues për të mos pranuar mandatin që u pasohet.

Deklaratat personale do të depozitohen në një dosje dhe do të dorëzohen në Kuvend.