MENU
klinika

Detajet

Maqedonia e Veriut në NATO, Komisioni i Jashtëm voton unanimisht

12.02.2019 - 11:20

Pas votës unanime ditën e djeshme nga Komisioni i Ligjeve për votimin e protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, sot në të njëjtën linjë votoi edhe Komisioni i Jashtëm.

Me një frymë të gjerë konsensusi anëtarët e maxhorancës dhe të opozitës i hapën dritën jeshile anëtarësimit të shtetit fqinj në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Pas dy qëndrimeve pozitive në dy komisionet parlamentare të enjten do të jetë Kuvendi i Shqipërisë ai i cili pritet të ratifikojë zyrtarisht anëtarësimin e saj në NATO.

Ne seancë do të jetë i pranishëm edhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.